PSZH nuk ka të ndalur, Junajtedit i mjafton Rashford (VIDEO)

Paris Sen Zhermeni nuk ndalet. Parisienët sonte në ndeshjen e xhiros së tretë mundën në transfertë Anderlehtin me rezultatin 4:0, duke u afruar shumë pranë kualifikimit për në raundin e dytë të fazës eliminatore, njofton “infOSport.mk”.

Mbape (3’), Kavani (44’), Nejmar (66’) dhe Di Maria (88’), janë gjithë këto super yje të futbollit botëror që shënuan për PSZH-në, në këtë përballje që ishte një ndeshje e thjeshtë për të besuarit e trajnerit Unaj Emeri, që në këtë mënyrë nuk i la asgjë rastit duke konfirmuar superioritetin ndaj modestëve belg.

Në ndeshjen tjetër të grupit “B”, Bajerni i Munihut me Hejkens në bankinë u tregua shumë i sigurtë përballë skocezëve të Seltikut, duke i mundur ata me rezultatin 3:0.

Taulant Xhaka ka shënuar golin e parë të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve, duke ndihmuar në këtë mënyrë Bazelin e tij për të shënuar fitore në transfertë përballë CSKA Moskës. Zviceranët në këtë përballje shënuan fitore 2:0, ndërsa përveç Xhakës, në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Oberlin në minutën e fundit të takimit. Për dallim nga Bazeli, Mançester Junajtedi që vazhdon të kryesojë grupin “A”, mundi Benfikën në Portugali me rezultatin minimal 1:0. Autorë i golit të vetëm në këtë përballje për “Djajtë e Kuq” ishte futbollisti i talentuar anglez, Markus Rashford.

 

Leave a Reply