Trenevski largohet nga Rabotniçki, nesër pritet emri i ri!

Viktor Trenevski më nuk është trajner i Rabotniçkit. Një gjë të tillë për “infOSport.mk” e konfirmoi numri një i Rabotniçkit, Dragan Popovski, i cili tha se kanë pranuar dorëheqjen e trajnerit të tyre aktual, i cili vetë kishte dorëzuar të njëjtën pas rezultateve të dobëta që kishte në këtë fillim sezoni në elitën e futbollit vendor.

“Viktor Trenevski pas rezultateve jo të mira që patëm në këtë fillim sezoni vendosi që të jap dorëheqje të cilën e pranuam. Mendojmë se ky është vendim i duhur, mu në momentin e duhur. Besojmë se gjatë ditës së nesërme do të mund të flasim edhe për trajneri e ri, i cili do të udhëheq skuadrën në vazhdim të sezonit” – tha enkas për “infOSport.mk”, Dragan Popovski.

Rabotniçki pas 7 xhirove të para ka grumbulluar vetëm 5 pikë, duke bërë që ky fillim sezoni të jetë më i dobëti viteve të fundit në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Lidhur me zëvendësimin e tij nuk përmendet ndonjë emër konkret, ndërsa deri në emërimin e trajnerit të ri, skuadrën do ta udhëheqin ndihmësit aktual të Trenevskit, Milan Ilievski dhe Marjanço Andreski.

Leave a Reply