Pas shkarkimit të Zoran Shterjovskit, Pobeda ka reaguar shumë shpejt, duke e zëvendësuar atë me malazezin Slavoljub Bubanja.
Strategu nga Nikshiqi i Malit të Zi te Pobeda vjen nga skuadra e Mornar nga qyteti i Bar, ndërsa drejtimin e skuadrës pritet që ta marrë nga dita e hënë.
Në ndeshjen e nesërme ndaj Sileksit, Pobedën do ta udhëheq dyshja e ndihmësve të Zoran Shterjovskit, Vrshkoski dhe Kebakoski.
Suksesi më i madh i Bubanjas si trajner ka qenë fitimi i Kupës gjatë vitit 2012-të me ekipin e qytetit të tij të lindjes, Çelik, kur edhe ishte shpallur si trajneri më i mirë në Mal të Zi, që më pas tre vite me rradhë të siguronte një vendpër në ndeshjet eliminatore të Liga Evropa.
Përveç Çelikit, Bubanja gjatë karrierës së tij kishte udhëhequr edhe ekipin e Jedinstvo Bielo Polje si dhe skuadrën boshnjake të Mladost nga Obarska.