Sulmuesi francez, Ousmane Dembele është kthyer në Barcelonë, pas ndërhyrjes kirurgjike që iu bë në Finlandë.
Ylli i Barcelonës, u dëmtuar në ndeshjen e javës së 4-të ndaj Getafes, kur edhe braktisi fushën, që më pas të kryente një ndërhyrje kirurgjike në kofshën e majtë.
Dembele pas operimit të suksesshëm është kthyer në Barcelonë, ku edhe do të nis fazën e rikuperimit.
Sipas njoftimit zyrtar të Barcelonës, Dembele nga fushat e futbollit do të mungojë nga tre deri në katër muaj.