Televisioni i Maqedonisë “Nova” që kishte paralajmruar se ka blerë të drejtat për të transmetuar direkt ndeshjen e dytë të turit të tretë eliminator ndërmjet Kopenhagenit dhe Vardarit, ka dështuar në këtë drejtim.
Ndeshja ishte e programuar të nisë nga ora 20:00, ndërsa në TV Nova nuk kishte sinjal për një gjë të tillë, duke lënë kështu në pritje shikuesit me paralajmrime se pas pak çastesh do të transmetohet ndeshja, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi, me pjesën e parë që përfundoi pa transmetuar asnjë minutë nga takimi.
Nga kjo situatë më të revoltuar ishin tifozët e flakët të Vardarit, të cilët shprehën revoltën e tyre në rrjetet sociale.
Kujtojmë që TV Nova kishte transmetimin direkt të ndeshjes së parë Vardari-Kopenhageni të luajtur një javë më parë në Shkup. /InfOSport.mk