Boksieri amerikan, Floud Majvether ka probleme me tatimin. Mejvether në 5 korrik u kërkoi drejtuesve të Internal Revenue Service një shtyrje të afatit të pagimit të taksave te vitit 2015, pasi të ketë siguruar fitimet nga sfida me sportistin e arteve marciale MekGregor që do të zhvillohet në datën 26 gusht.
IRS dëshiron që Majvether te paguajë detyrimet e tij për vitin 2015, ndërkohë që sipas Forbes, fitimet e tij në karrierë rezultojnë të jenë 700 milionë dollarë.
Majvether u tërhoq nga boksi profesionist në shtator të vitit 2015 pasi fitoi përballjen me Andre Barto, ndërsa MekGregor do të ngjitet për herë të parë në ringun e boksit profesionist.