Armando Sadiku si duket ka gjetur skuadrën e tij të re, ku do të vazhdojë karrierën futbollistike. Kështu të paktën bënë me dije “blick”, sipas së cilës
sulmuesi shqiptarë pritet të largohet nga Cyrihu, për të nënshkruar me skuadrën e njohur polake të Legia Varshavës.
Edhe pse fillimisht ishin skuadrat si Makabi Haifa dhe Panathinaikos, që dëshironin të transferojnë atë në rradhët e tyre, si duket asnjëra prej tyre nuk ishte në gjendje për të paguar shumën e kërkuar nga ana e klubit zviceran.
Mirëpo një gjë e tillë nuk ka qenë problem për drejtuesit e Legisë së Varshavës, që si duket kanë pranuar të paguajnë shumë e duhur për shërbimet e sulmuesit të Kombëtares shqiptare, paraqitjet e të cilit pikërisht me fanellën “kuq e zi” dhe atë të Luganos, bënë që vlera e tij në tregun e futbollit evropian të rritet dukshëm.
Sipas “Blick” marrëveshja është arritur dhe sulmuesi 26-vjeçar që e mbylli sezonin si i huazuar te Lugano, vitin tjetër do të luaj në elitën e futbollit polak.