Në Nion të Zvicrës sot u hodh shorti për grupet e UEFA Futsal Champions League, ku për herë të parë do të marrë pjesë edhe skuadra shqiptare e Futsal Shkupit nga Maqedonia, njofton “infOSport.mk”.
Për herë të parë në historikun e UEFA Futsal Cup do të marrin pjesë gjithsej 56 skuadra. 24 skuadrat më të mira bëjnë pjesë në grupin eliminatorë, ndërsa 32 skuadrat e mbetura janë pjesë e grupeve paraeliminatore, ku bënë pjesë edhe vetë Futsal Shkupi.
Këto 32 skuadra janë të ndara në 8 grupe me nga 4 skuadra, ndërsa vetëm skuadrat e para në grupe do të kualifikohen për në raundin e dytë eliminatorë, ku i presin kundërshtarë më të fortë.
Shkupi që bënë pjesë në grupin para eliminator “C” së bashku edhe me Luxol St. Andrews, Diamant Linz dhe Makabi Tel Aviv, në rast se do të dilte i pari në grup, atëherë do të ishte pjesë e grupit 5 eliminatorë, ku do të luante ndaj kampionëve të Kroacisë dhe Francës, Nacional Zagreb, gjegjësisht Garges Djibson. Këto ndeshje do të zhvilloheshin në Zagreb, ndërsa përveç tyre pjesë e këtij grupi do të ishte edhe fituesi i grupit para eliminator “B”, ku bëjnë pjesë FC Liburni i Kosovës, KMF Titograd nga Mali i Zi, FK Vytis nga Lituania dhe Differdange 03 nga Luksemburgu.
Fituesi i grupit 5, do të fitonte të drejtën për të qenë pjesë e “Elite Rounde”, ku bëjnë pjesë skuadrat më të fuqishme Evropiane për momentin.
Ata janë të ndara në 4 grupe me nga 4 skuadra, ku tre skuadrat e para sigurojnë një vend për në ndeshjet eliminatore, së bashku edhe me fituesit e grupeve 5, 6, 7 dhe 8.
Ndeshjet e fazës së dytë eliminatore, gjithnjë nëse edhe Shkupi do të ishte pjesë e tyre në program janë nga data 10 deri më 15 tetor, ndërkohë ndeshjet e “Elite Rounde” në program janë nga data 21 deri më 26 nëntor, derisa ndeshjet finale do të zhvilloheshin në muajin prill të vitit 2018.