Futbollisti maqedonas nga Shtipi, Stefan Kocev edhe zyrtarisht sezonin e ri do të luaj në Superligën e Kosovës, me fanellën e Lirisë nga Prizreni, njofton “infOSport.mk”.
Mbrojtësi i djathtë 23-vjeçar të hënën në mbrëmje është prezanatuar nga ana e drejtuesve të skuadrë së Lirisë, te e cila skuadër arriti nga rradhët e Bregallnicës.
Ai pjesë e “bluve” nga Shtipi ishte që katër vite, mirëpo pasi Bregallnica humbi statusin e skuadrës elitare, Kocev vendosi të sfidojë veten në futbollin kosovar.
Ai me Lirinë ka nënshkruar kontratë një vjeçare me të drejtë rinovimi dhe tashmë pret datën për fillimin e përgatitjeve me skuadrën e tij të re, që në edicionin 2017/2018 do të udhëhiqet nga ish kapiteni i Skënderbeut, Blendi Shkëmbi.
Kocev brenda 4 edicioneve të kaluara te Bregallnica ka zhvilluar 67 ndeshje, duke regjistruar edhe një gol. Ai sezonin e fundit ishte njëri ndër futbollistët më standard te Bregallnica, duke zhvilluar 29 ndeshje.