Zakonisht në deklarat e fundit të sezonit, trajneri Ardian Nuhiu shprehte besim të madh te futbollistët e tij dhe premtonte që do t’ia dalin të sigurojnë Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë edhe për sezonin e ardhshëm.
Një gjë të tillë trajneri Nuhiu edhe arriti ta bëj me djelmoshat e tij, të cilët ia arsyetuan besimin e dhënë, duke siguruar mbijetesën në elitën. E gjithë ky përkushtim, mund, lodhje e sakrific nuk u la anash nga tekniku shkupjan, i cili në veçanti faleminderoi secilin prej tyre dhe gjithashtu tifozët “Shvercerat” për përkrahjen e madhe që dhanë gjatë këtij sezoni.
“Dua të falënderoj secilin futbollist që ka dhënë maksimumin, e kam potencuar se futbolli është një nga sportet që nuk mundë të parashikohen të gjitha gjërat, nuk e kishim merituar të jemi në balotazh, por përsëri uroj të gjithë që arritëm të mbesim në mesin e më të mirëve. Falënderoj edhe kryesinë që kanë dhënë maksimumin, pa anashkaluar edhe rolin e madh që kanë pasur tifozët tanë “Shvercerat”, të cilët në secilën ndeshje ishin aleat i yni për çdo sukses”, është shprehur Nuhiu për faqën zyrtare të klubit Shkupi.