Qatip Osmani nuk llogarit në treshen boshnjako-kroate!

Treshja boshnjako-kroate në rradhët e Shkëndijës, Medjedoviç, Çollak dhe Çelikoviç nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit të ri të Shkëndijës, Qatip Osmani, njofton “infOSport.mk”.

Që të tre erdhën me bujë te skuadra tetovare, kur kjo skuadër udhëhiqej nga ana e strategut kroato-gjerman, Tomas Brdariç, mirëpo asnjëri prej tyre nuk përmbushi kërkesat e drejtuesve të “kuqezinjëve”, me ç’rast është më se evidente se që të tre do të largohen nga Shkëndija pa lënë fare gjurmë.

Problem do të jenë kontratat e tyre që kanë me skuadrën e Shkëndijës, drejtuesit e së cilës skuadër do të duhet të pagujanë dëmshpërblim, në rast se dëshirojnë të ndahen me këtë treshe.

Boshnjako-austriaku Dino Medjedoviç dhe kroato-gjermani, Jure Çollak kanë kontratë deri në verën e vitit 2018-të, derisa kroati Ivan Çelikoviç deri në fund të vitit 2017-të. Mbetet të shihet qëndrimi i strategut tetovarë, edhe pse fjalën e fundit lidhur me këtë treshe do ta kenë drejtuesit e rinj të Shkëndijës, skuadër kjo që pas emërimit të trajnerit Qatip Osmani në krye, pritet që ditëve në vijim të fillojë edhe me transferimin e futbollistëve të rinj.

 

Leave a Reply