Për kapitenin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, disfata e sotme ndaj Luksemburgut nuk duhet dramatizuar. Mbrojtësi shkodran i “kuqezinjëve” u shpreh se ekipit i mungon shpirti luftarak që kishin në Europian dhe një lider si Cana: “Duhet të rikthehemi në lojën tonë, të jemi agresivë, të vrapojmë pa fund, si kemi bërë gjithmonë. Mund të shënonim më herët, por edhe arbitri ndikoi disi në aspektin negativ, edhe pse nuk duhet të justifikohemi. Duhet të korrigjojmë gabimet tona, sepse tani kemi përpara Izraelin, ndeshje delikate.”
Mungesa e një lideri si Lorik Cana? “Nuk e di, ndoshta, por në radhë të parë duhet të rigjejmë shpirtin e Kampionatit Europian, ajo po na mungon”.