Renova dhe Shkëndija të dielën dhuruan spektakël në stadiumin e qytetit në Tetovë, duke e mbyllur ndeshjen me 8 gola të shënuar në total. Ky ishte takimi më efikas i luajtur vitëve të fundit nga këto dy skuadra, pasi në ndeshjet paraprake të zhvilluara nuk kanë shkuar më shumë se 5 gola të realizuar gjatë një 90-të minutëshi.
Ndeshja e fundit Shkëndija dhe Renovës që është mbyllur me 6 gola të shënuar ka qenë ajo e vitit 2006, ku skuadra nga Xhepçishti kishte fituar takimin me rezultat 5:1.
Ndryshe golat për “Kuqezinjët” në takimin e fundit i realizuan Radeski (3 gola) dhe Ibraimi, ndërsa për “Gjipspunuesit” shënuan Nuhiu, Selmani, Gafuri dhe Useini.