Taulant Ismaili optimist për ndeshjen finale ndaj Shkupit

Një ndër futbollistët më të mirë në elitën e futsalit vendor, Taulant Ismaili, që mbron ngjyrat e skuadrës së Velesit, shprehet shumë optimist në prag të ndeshjes finale të Kupës së Maqedonisë kundër Shkupit, njofton “infOSport.mk”.

Ai thotë se skuadra e tij do të bëjë çmos për të arritur fitore në këtë ndeshje, përmes së cilës do ti hakmerrej skuadrës nga Çairi për titullin e kampionit, që skuadra e tij e humbi një javë më parë në duelin direkt ndaj rivalit të sotshëm.

“Pres të jetë një ndeshje pak a shumë vështirë. S’kam çfarë të them më tepër, kampionatin e humbëm, tash jemi të fokusuar në ndeshjen e sotshme dhe besoj se e meritojmë fitoren. Si do që të jetë unë për këtë ndeshje jam shumë optimist” – tha enkas për “infOSport.mk” futbollisti i Velesit, Taulant Ismaili.

Është kjo hera e parë që Velesi dhe Shkupi do të takohen në një finale të Kupës së Maqedonisë në futsal, ndeshje kjo që zhvillohet sot në Strumicë me fillim në ora 19:00.

Leave a Reply