Renova-Shkëndija, derbi për prestigj

Renova dhe Shkëndija nesër përballen ndërmjet veti në kuadër të xhiros së 35-të në elitën e futbollit vendor.  Kur ndodhemi dy xhro parafundit të kampionatit dhe kur renditja tabelare veq së më dihet si do të përfundojë, për të dyja skuadrat takimi nuk ka ndonjë vlerë shumë të madhe, me Shkëndijën që renditet e dyta dhe ka siguruar Evropën, ndërsa Renova këtësezon nuk do të jetë pjesë e skenës evropiane, mirëpo ka siguruar mbijetesën në elitë.

Takimi ndërmejt Renovës dhe Shkëndijës do të luhet në stadiumin e qytetit të Tetovës, me “Kuqezinjët” që edhe përkrah dënimit (4 ndeshje pa publik)do të mund t’i kenë në përkrahje tifozët e tyre në stadium, pasi rolin e nikoqirit e ka skuadra nga Xhepçishti.

Kujtojmë që kjo do të jetë përballja e katërt ndërmjet dy skudrave të Tetovës në këtë sezon, me dy takime që janë mbyllur me barazim, ndërsa një ndeshje i ka takuar Shkëndijës.

Takimi Renova-Shkëndija do të luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 16:30.

Leave a Reply