Elif Elmaz dhe Lavdrim Fazlija kanë qenë protagonistët kryesor në fitoren e të rinjëve të Rabotniçkit në përballjen finale të Kupës së Maqedonisë ndaj skuadrës së Akademia Pandev, njofton “infOSport.mk”.
Elmaz, i cili një kohë më të gjatë luan edhe për ekipin e parë të “romantikëve”, sot ishte pjesë e ekipit të të rinjëve të skuadrës nga “Debar Maalo”, me qëllim që të ndihmoj shokët e tij në arritjen e qëllimit.
Dhe nuk ka se si mos të arrihet suksesi, kur në skuadër ke talentë si Elif Elmaz, i cili në fund realizoi dy gola dhe Lavdrim Fazlija që shtoi një tjetër në fitoren 3:1 të Rabotniçkit në finalen e madhe ndaj ekipit të Akademia Pandev.
Rabotniçki fitoi kupën e Maqedonisë edhe me kadetët, të cilët gjithashtu në finalen e madhe të zhvilluar të martën mposhtën Akademia Pandev në Ohër me rezultatin 3:0.